SUKSES I KIRURGJISË NË TETOVË! Kirurgu Roland Alili realizon ndërhyrje të rrallë te një foshnjë e lindur me gjashtë gishta

Një rast i veçantë mjekësor është trajtuar me sukses në Spitalin Klinik të Tetovës. Kirurgu Roland Alili ka realizuar ndërhyrjen kirurgjikale për largimin e gishtit të tepërt te një foshnjë e lindur me gjashtë gishta, duke shënuar një tjetër sukses në fushën e kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive.

Një ndërhyrje e veçantë kirurgjikale, që kërkon profesionalizëm, precizitet dhe përvojë të lartë mjekësore, është realizuar me sukses në Spitalin Klinik të Tetovës.

Bëhet fjalë për një foshnjë të lindur me gjashtë gishta, rast i njohur në mjekësi si polidaktili, e cila i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për largimin e gishtit të tepërt. Operacioni është kryer me sukses nga kirurgu Roland Alili.

Ky sukses përbën një tjetër dëshmi të kapaciteteve profesionale dhe mundësive që po zhvillohen në Spitalin Klinik të Tetovës, veçanërisht në fushën e kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive.

Roland Alili po shënon hapa të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve kirurgjikale në këtë institucion shëndetësor, duke realizuar ndërhyrje që dëshmojnë se edhe rastet specifike dhe më të veçanta mjekësore mund të trajtohen me sukses në vend, pa pasur domosdoshmëri që pacientët të kërkojnë zgjidhje jashtë vendit.

Përtej një ndërhyrjeje të suksesshme, ky rast përfaqëson një lajm inkurajues për prindërit dhe qytetarët, pasi dëshmon rëndësinë e investimit në kuadro profesionale, përvojë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.

Një tjetër sukses për mjekësinë në Tetovë, një tjetër dëshmi se profesionalizmi dhe përkushtimi mund të bëjnë diferencën në jetën e pacientëve!