Për të herë të shtatë radhazi, ka nisur protesta në Prishtinë, në të cilët po kërkohet drejtësi e përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Vrasja e saj ndodhi pak ditë pasi paralajmëroi me letër institucionet se jeta e saj është në rrezik. Vrasja ndodhi pasi u kthye nga Policia ku e paraqiti ish-bashkëshortin për kanosje.
Ky rast ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa në institucione. Në mesin e zhvillimeve pas rastit është edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendime të prokurorëve e policëve.
Protestuesit po kërkojnë që vrasja e grave të trajtohet si çështje urgjente kombëtare. Ata kanë kërkuar ndjekje penale të prokurorëve e gjyqtarëve që janë marrë me rastin e saj.
Gjithashtu, kanë kërkuar edhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Për dallim nga herët e kaluara, gjatë së martës, pjesëmarrës në këtë protestë ka qenë një numër më i vogël i qytetarëve.


