Gjatë vizitës së tij të sotme në Bruksel, Kryeministri Rama zhvilloi dhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri ka ndarë disa pamje duke shkruar se takimet e tij me Rutten janë gjithmonë të veçanta dhe duke theksuar se ai është dashamirës i hapur i Shqipërisë dhe vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë:
Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë.
Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.


