Debati për PPP për pronën tek zjarrfikësit në Tetovë, regon BDI- Tetovë

Sot, Komuna e Tetovës planifikon të mbajë debat publik për Studimin e Fizibilitetit për Stacionin e Zjarrfikësve.

Deri më tani kemi paraqitur fakte që dëshmojnë përnjë skemë kriminale për vjedhjen e rreth 10 milionë eurove të pronës publike dhe parave të tetovarëve.

Kjo formë e debatit publik është vetëm farsë dhe teatër! Bilall Kasami don të arsyetohet se po konsulton qytetarët, ndërkohë që po përgatit t’u vjedhë pronën dhe paratë në mënyrën më të paturpshme.

Pas kërcënimeve të raportuara ndaj kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, si mund të presim që një qytetar i zakonshëm të ngrihet e ta kundërshtojë dhe të shpreh shqetësimet për këtë projekt? Nuk ka kushte për debat të lirë kur pushteti tenton të frikësojë dhe intimidojë njerëzit si dhe shprehjen e pakënaqësive dhe mendimit të lirë!

Andaj kërkojmë sa më shpejt dhe urgjentisht, revizion të plotë e të pavarur të studimit të fizibilitetit.

Propozimi ynë është i thjeshtë: t’ia dërgojmë studimin një kompanie prestigjioze dhe kredibile si që ështëDeloitte (DELLOJT) dhe kompani të tjera, që janë të pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut, që të kontrollojnë a janë të sakta llogaritjet dhe gjetjet e këtij studfimi dhe që është me e rëndësishmja a është ky projekt dhe alternativat e favorizuara në të, në interes të qytetarëve.

Nëse Komuna nuk ka para për revizionin, ne do të angazhohemi t’i mbledhim nga donatorët, në mënyrë transparente.

BIlall Kasami duhet vetëm ta pranojë revizionin e pavarur dhe nëse gjithçka është në rregull, ashtu siç pretendon, atëherë nuk ka pse të ketë frikë nga kontrolli i jashtëm nga një kompani kredibile!

Propozimi ynë, është ndërtimi i një qendre administrative te Kazerma e Qytetit. Kjo do ta bashkonte administratën komunale në një vend, me hapësira të mjaftueshme e funksionale, duke lehtësuar edhe trafikun në pjesën qendrore. Por vetëm përmes një procedure transparente, që në plan të parë ka mbrojtjen e interesit publik, jo pasurimin e individëve.

Ju falemnderit!