Drejtori i Ndërmarrjes Publike komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi ka ndarë lajmin që shërbimet e NPK-Tetova qytetarët e komunës së Tetovës do të mund ti marrin edhe përmes aplikacionit T-Klik, shkruan Top24
“Përmes digjitalizimit të shërbimeve të komunës së Tetovës tani më edhe shërbimet e NPK-Tetova janë të bashkangjitura në aplikacionin T-Klik. Përmes këtij aplikacioni qytetarët e komunës së Tetovës tani mund të raportojnë nga tereni në kohë reale për problemet, deponitë, parqet dhe shërbime të tjera që ofron NPK-Tetova” tha Samet Bislmi.




