Rreth 113,500 të punësuar në sektorin publik marrin paga nga buxheti i shtetit, në gjithsej 1,325 institucione, duke filluar nga Presidenca e deri te ndërmarrjet publike komunale në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna janë pjesë e studimit të bërë të Akademikut Izet Zeqiri, i cili sot mbajti ligjëratën e tij inaguruese në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, me temën “Menaxhimi dhe lidershipi në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut – probleme dhe zgjidhje” të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në Shkup. Ai para të pranishmëve tha se problemet të shkaktuara nga mbipopullimi i të punësuarve në sektorin publik duhet të zgjidhet me performancën e tyre dhe rendimentin në punë, në mënyrë që të rritet produktiviteti për qytetarët dhe kjo dobi të kthehet edhe në rritjen e pagave për të punësuarit.
“Struktura etnike sipas përkatësisë së bashkësive 81,250 janë të punësuar maqedonas, 26,000 të punësuar shqiptarë, 2,200 turq, 1,200 romë, 1,000 serb, 943 të tjerë të pa deklaruar etnikisht, 544 boshnjak dhe 456 vllahë të punësuar. Numri i institucioneve në sektorin publik është 939 institucione publike, 164 ndërmarrje publike, 81 komuna, 34 gjykata, 33 organe të pavarura, 28 prokurori publike, 20 organe në përbërje të ministrive, 20 ministri dhe tjerat me radhë si Avokati i popullit, Banka Popullore, Qeveria, Kuvendi, Presidenca, Këshilli dhe kështu me radhë”, deklaroi Zeqiri.


