Në prag të kongresit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Valbon Limani dhe Isen Shabani, janë parë në një takim të përbashkët në shoqërinë e miqve.
Takimi, i zhvilluar në një atmosferë miqësore, vjen në një moment me rëndësi për zhvillimet e brendshme partiake, kur vëmendja është përqendruar te kongresi dhe drejtimi i ardhshëm i partisë.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse kjo kafe mes tyre përcjell ndonjë mesazh politik apo bëhet fjalë thjesht për një takim shoqëror në prag të kongresit.


