Mbetet kryetar: Gjithçka ndryshon, përveç Kurtit në LVV (VIDEO)

Në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nuk u përmend mundësia e largimit nga detyra të ministrave Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi përgjegjësi për zyrtarët që nuk i kanë kryer detyrat e tyre, ndërsa foli edhe për nevojën e ndryshimit të mendësisë patriarkale përmes edukimit që në fëmijëri.

“Ne nuk mund të vazhdojmë t’i edukojmë vajzat të jenë të dëgjueshme e djemtë të jenë dominues. Këto role të trashëguara duhet t’i shqyrtojmë me guxim”, tha Kurti.

Ai foli edhe për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që ai të ndryshohet në shkallën e Apelit, si dhe hodhi poshtë akuzat për përfshirjen e VV-së në organizimin e protestave në Shqipëri.

Derisa për mandate e pozita shpejt do garohet edhe brenda partisë së Kurtit. Veçse zgjedhjet e brendshme, zor se pritet të sjellin ndryshim të kreut të Vetëvendosjes.

Ndiqni kronikën: