Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi gjatë mbrëmjes së sotme ka prezantuar flotën ere të kësaj ndërmarrje e cila sipas tij do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e pastërtisë në lagjet, rrugicat dhe bulevadete e Tetovës, shkruan Top24
Postimi i plotë i Samet Bislimit:
Në shërbim të qytetit, për Tetovën tonë të pastër!
NPK Tetovë kujdeset çdo ditë për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit përmes automjeteve dhe makinerive

Autocisternat – për larjen e rrugëve dhe sipërfaqeve publike.

Fshesat mekanike – për pastrimin e rrugëve nga pluhuri, gjethet dhe papastërtitë.

Makineritë kompakte të pastrimit – për mirëmbajtjen e trotuareve dhe shesheve.

Makineritë elektrike – për mbledhjen e gjetheve dhe papastërtive në hapësirat publike.

Parku i maqinerive të NPK është furnizuar pasuruar edhe me një autocisternë të re dhe një makineri elektrike për pastrimin e trotuareve, duke rritur kapacitetet për shërbime më efikase ndaj qytetarëve.

Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, punojmë çdo ditë për një qytet më të pastër e më të bukur.