Spitali Klinik i Tetovës vazhdon me aktivitete që e afrojnë shëndetësinë me qytetarët. Nën patronatin e drejtorit Erzen Elezi, këtë herë u shënua Dita Botërore e Neurologjisë, përmes një aktiviteti sensibilizues kushtuar rëndësisë së parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin neurologjik.
Në ambientet e jashtme të Spitalit Klinik të Tetovës u vendosën tenda të posaçme, duke krijuar një hapësirë të drejtpërdrejtë komunikimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët rreth sëmundjeve neurologjike dhe rëndësisë së kujdesit në kohë.
Aktivitetit iu bashkua edhe drejtori i Klinikës së Neurologjisë në Shkup, duke i dhënë një dimension të rëndësishëm bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit profesional mes institucioneve shëndetësore.
Nën drejtimin e Erzen Elezit, Spitali Klinik i Tetovës po synon që krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore, të jetë gjithnjë e më pranë qytetarëve edhe përmes aktiviteteve parandaluese dhe sensibilizuese.
Mesazhi i kësaj dite ishte i qartë: kujdesi për shëndetin neurologjik fillon me informimin, parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm.
Aktivitete të këtilla dëshmojnë rëndësinë e një institucioni shëndetësor që nuk pret vetëm pacientin brenda mureve të spitalit, por del pranë qytetarit, informon, sensibilizon dhe promovon kulturën e kujdesit për shëndetin.
Spitali Klinik i Tetovës – më pranë qytetarëve, me më shumë ndërgjegjësim, bashkëpunim dhe kujdes për shëndetin!


