Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në terren, ku janë vendosur vijat për këmbësorë në rrugët Resenska dhe Strumicka.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Mexhiti ka prezantuar punimet e realizuara për shenjëzimin e vendkalimeve për këmbësorë.
„Punimet vazhdojnë! Çairi po ndryshon!“, ka shkruar Mexhiti.


