Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, tashmë kryetar i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka pranuar se ka gabuar kur shkoi në koalicion me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për formimin e Frontit Europian.
Në intervistën e ditës në Alsat, Sela ka pranuar se ka pësuar nga ky bashkim dhe u ka kërkuar falje atyre që për 20 vjet luftuan kundër BDI-së.
“Unë mund t’u them vetëm më fal, por po të isha në pozicionin tim, do ta zgjidhja krahun e mbijetesës së kauzave dhe jo të momentit politik”, tha mes tjerash Sela.


