Protestuesit presin para qeverisë përgjigjen për kërkesat pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protestuesit janë ulur para derës së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin vendimin e qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ata kanë vendosur të qëndrojnë para hyrjes së objektit, në pritje të një përgjigjeje nga institucionet.

Ndërsa, brenda qeverisë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla po mbajnë konferencë lidhur me raportin nga vrasja e Arlinda Zekajt.