Mexhiti në festën e Republikës së Turqisë: Na bashkojnë historia, kultura dhe tradita

Mexhiti në festën e Republikës së Turqisë: Na bashkojnë historia, kultura dhe tradita.

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.Përmes një postimi, Mexhiti ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke vlerësuar lidhjet historike, kulturore dhe tradicionale që bashkojnë dy vendet dhe popujt e tyre.

“Republika e Turqisë është një vend mik dhe partner i rëndësishëm, me të cilin na lidhin historia, kultura, tradita dhe marrëdhëniet e forta ndërmjet popujve tanë”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se ky përvjetor paraqet një mundësi të rëndësishme për të riafirmuar miqësinë dhe përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Mexhitit, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët mbetet një angazhim i rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.