La Liga frikësohet se mund të humbasë tregun kinez pas polemikave me Kylian Mbappe

La Liga është e shqetësuar për mundësinë e humbjes së Kinës, një prej tregjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të saj, pas polemikave të fundit që lidhen me Kylian Mbappen.

Sipas medias spanjolls “AS”, drejtuesit e futbollit spanjoll po punojnë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe pasojat e mundshme financiare për klubet.

La Liga shpreson që marrëdhëniet e saj diplomatike me Kinën dhe marrëveshjet ekzistuese të ndihmojnë në qetësimin e tensioneve.

Megjithatë, ekziston frika për një bojkot të mundshëm, të ngjashëm me atë që përjetoi NBA-ja, e cila u përjashtua në masë të madhe nga tregu kinez për gati dy vjet e gjysmë.

Kina konsiderohet një prej tregjeve më të rëndësishme për La Ligën, krahas Amerikës së Veriut, ndaj humbja e këtij tregu mund të ketë pasoja të ndjeshme ekonomike për futbollin spanjoll.

Për momentin, La Liga synon të parandalojë që polemikat të ndikojnë në marrëdhëniet tregtare dhe popullaritetin e kampionatit në tregun kinez.