Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ngjarja ndodhi pas votimit dhe miratimit të projektligjit për Bankën e Shqipërisë, në një seancë të shoqëruar me përplasje dhe protesta nga ana e opozitës.
Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar gjatë punimeve parlamentare.


