Google Cloud ka prrezantuar sot një akademi kombëtare për përmirësimin e aftësive në cloud kompjuterik dhe inteligjencës artificiale (IA) në partneritet me Shoqatën e Industrisë së Informatikës të Turqisë, për të certifikuar më shumë se 1.000 profesionistë brenda një viti, transmeton Anadolu.
E shpallur në “Google Cloud Day Turqi 2026” në Stamboll, e cila mblodhi më shumë se 800 drejtues biznesi, zhvillues dhe zyrtarë, iniciativa mbështet investimin e planifikuar të kompanisë prej 2 miliardë dollarësh në rajonin e cloud.
Programi përputhet me planin e veprimit të IA-së 2026-2030 të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, i cili synon të mobilizojë 10 miliardë dollarë dhe të vendosë një gigavat kapacitet kompjuterik. “Teknologjia e avancuar krijon vlerë të qëndrueshme ekonomike vetëm kur talenti vendas ka aftësinë për ta drejtuar atë”, tha Onder Guler, menaxher i vendit për “Google Cloud Turkiye”.
“Përveç investimit tonë të planifikuar prej 2 miliardë dollarësh në rajonin e cloud kompjuterik, ne po pajisim zhvilluesit, inxhinierët dhe drejtuesit e ndërmarrjeve turq me aftësitë e certifikuara të kërkuara për të vendosur dhe qeverisur sistemet IA të nivelit të prodhimit”, shtoi ai.
Financuar nga divizioni i Zhvillimit Ekonomik dhe Komunitetit të Google Cloud, Akademia e Përmirësimit të Aftësisë së Huaj në cloud dhe IA-së do të ofrojë certifikata të subvencionuara për zhvilluesit, trajnime strategjike për drejtuesit dhe udhërrëfyes modernizimi për kompanitë lokale.
Ngjarja shënoi përvjetorin e parë të projektit 10-vjeçar të Google Cloud, prej 2 miliardë dollarësh për rajonin lokal të cloud kompjuterik në partneritet me operatorin turk të telekomit Turkcell.
Duke folur në këtë ngjarje, Guler tha se ndërtimi i qendrës së të dhënave fizike në kryeqytetin Ankara, po përparon përpara afatit dhe se kompanitë partnere vendase punësojnë tani më shumë se 750 inxhinierë të certifikuar nga Google që mbajnë mbi 1.000 çertifikata të avancuara.
Ai tha se objekti i ardhshëm i Ankarasë do të sjellë të njëjtat aftësi teknologjike, siguri, shpejtësi dhe fleksibilitet që fuqizojnë shërbimet globale si Google Maps, YouTube dhe Gemini për miliarda përdorues. Sipas tij, ky moment do të përshpejtohet në vitin 2027 pasi partnerët ndihmojnë gjithnjë e më shumë ndërmarrjet të optimizojnë proceset e biznesit përmes inteligjencës artificiale.
Google Cloud po punon ngushtë me Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, Drejtorinë e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencinë e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare për të mbështetur pajtueshmërinë rregullatore në sektorët kyç.
Për të mbështetur startup-et, kompania theksoi bashkëpunimin e saj me Organizatën e Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Turqisë, duke u ofruar sipërmarrësve akses financiar dhe teknik në cloud computing dhe Gemini. Gjatë samitit, Turkcell shfaqi platformën e saj të re të të dhënave hibride-cloud të ndërtuar mbi teknologjitë e Google Cloud për shërbimet dixhitale të parregulluara.
90 për qind e kompanive të listës “Fortune 100” përdorin Gemini
Gjatë aktivitetit, Andrew Love, drejtues operacional për strategjinë e tregut të Inteligjencës Artificiale (IA) në Google Cloud për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën theksoi kalimin drejt agjentëve autonomë të IA-së në botën e biznesit.
Love vlerësoi kompaninë turke të prodhimit të qelqit, Sisecam, duke theksuar se ky gjigant global 90-vjeçar, me mbi 25 mijë punonjës (nga të cilët 11 mijë në Turqi), po kalon nëpër një transformim të bazuar te përdorimi i agjentëve inteligjentë.
“IA është thjesht një mjet; njerëzit janë ata që krijojnë vlerën e shtuar reale për biznesin tuaj”, tha Love duke shtuar se “Vetë modeli është thjesht fuqi e pastër. Ajo që bëni me të dhe kujt ia besoni atë, është ajo që realisht e transformon një biznes”.
Duke iu referuar hulumtimeve që tregojnë se punonjësit shpenzojnë 40 për qind të kohës së tyre në “punë rreth punës” (aktivitete administrative ose organizative) duke kaluar mes dritareve të ndryshme softuerike, Love theksoi se 90 për qind e kompanive të listës “Fortune 100” tashmë po përdorin Gemini Enterprise për të optimizuar operacionet e tyre.
Ai shpjegoi se Gemini Agent funksionon si një agjent universal, i cili zotëron memorie të përbashkët për ndërmarrjen dhe kontrolle të unifikuara sigurie, duke mbuluar platforma të ndryshme si Google Workspace, Microsoft 365, Slack, ServiceNow, Jira dhe Salesforce.
“Ne jemi i vetmi ofrues i shërbimeve cloud në botë ku mund t’i gjeni këto modele sot, së bashku me modele me pesha të hapura (open weight) dhe me kod të hapur (open source), të cilat do të vazhdojmë t’i shtojmë”, tha Love duke iu referuar qasjes së unifikuar në platformë ndaj modeleve si Gemini i Google, Claude i Anthropic dhe modelet e OpenAI.


