Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji përmes një postimi në profilin e tij drejtuar banorëve të komunës së Bërvenicës ka deklaruar se gara mes VLEN-it dhe AKI-së në këtë komunë ka përfunduar dhe se tani kanë një mision tjetër, shkruan Top24
Të nderuar bashkëvendas
Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor. Tani jemi të gjithë bashkë dhe kemi tjetër mision! Unë gjithmonë kam dëshmuar dhe kam qenë promotor i unifkimit sahere qe ka qenë nevoja.
Ngjyrat partiake kurrë nuk kanë pas rëndësi në Bërvenicë dhe këtë e dini të gjithë ju bashkëvendasit e mi.
Andaj më 1 nëntor, dilni të gjithë, thirrni të gjithë dhe mos të mbes askush prapa, të votojmë për ndryshim, të votojmë për dinjitet.
Bashkë për Bërvenicën, sepse bashkë jemi më të fortë! 


