Ministri Klekovski në margjinat e Komitetit Rajonal të OBSH-së: takime me ministrin e Shëndetësisë të Çekisë, UNFPA-n dhe kandidatët për drejtor të përgjithshëm të OBSH-së

Dje, në margjinat e sesionit të 76-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski zhvilloi disa takime dypalëshe, mes tyre edhe me ministrin e Shëndetësisë të Çekisë, Adam Vojtech, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh dhe të shkëmbimit të përvojave. Ministri Klekovski falënderoi për mbështetjen çeke në përballimin e tragjedisë në Koçan dhe prezantoi prioritetet shëndetësore.
Ministri Klekovski u takua edhe me Evis Sala, ish-ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Në takime ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Shkëlqesia e Tij Fadil Zendeli.
Ministri u takua me Florence Bauer, drejtoreshë rajonale e Fondit të OKB-së për Popullsinë (UNFPA) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Ata biseduan për bashkëpunimin në fushën e sfidave demografike me të cilat përballen vendet e rajonit.
Ministri zhvilloi takime edhe me dy nga kandidatët për drejtor të ri të përgjithshëm të OBSH-së:
-dr. Hans Kluge nga Belgjika, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën
-dr. Hanan Al-Kuwari nga Katari, ish-ministre e Shëndetit Publik e Katarit
Ministri Klekovski theksoi prioritetet e vendit tonë dhe nevojën për mbështetje të fortë nga OBSH-ja për vendet e rajonit evropian.