Arkin Jahiji: Vizioni ynë mbetet i njëjtë, rruga jonë vazhdon së bashku!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë ka shkruar se “Vizioni ynë ka qenë dhe mbetet gjithmonë i qartë: të punojmë së bashku për vendin tonë, për fëmijët tanë dhe për familjet tona. T’i bashkojmë energjinë, vullnetin dhe përkushtimin tonë, duke e vendosur interesin e përbashkët mbi të gjitha dallimet”, shkruan Top24

Jahiji ka apeluar për unitet “Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët. E ardhmja e Bërvenicës nuk ndërtohet vetëm nga një person apo një grup, por nga të gjithë ne, me besim, respekt dhe punë të përbashkët”

Vizioni ynë mbetet i njëjtë, rruga jonë vazhdon së bashku!
Vizioni ynë ka qenë dhe mbetet gjithmonë i qartë: të punojmë së bashku për vendin tonë, për fëmijët tanë dhe për familjet tona. T’i bashkojmë energjinë, vullnetin dhe përkushtimin tonë, duke e vendosur interesin e përbashkët mbi të gjitha dallimet.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët. E ardhmja e Bërvenicës nuk ndërtohet vetëm nga një person apo një grup, por nga të gjithë ne, me besim, respekt dhe punë të përbashkët.
Të mos lejojmë që dallimet të na ndajnë, por t’i shndërrojmë ato në forcë për një të ardhme më të mirë. Për vendin ku jetojmë, për fëmijët që rriten këtu dhe për familjet që meritojnë më shumë mundësi dhe dinjitet.
Bërvenica është e të gjithëve. E ardhmja është përgjegjësia jonë e përbashkët!
❤️🤝 Bashkë për Bërvenicën 6️⃣