Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Izrael, ndërsa numërimi i votave vijon ende.
Sipas rezultateve paraprake, me 50.1% të votave të numëruara, partia Likud e Netanyahut dhe aleatët e saj duket se do të sigurojnë 56 nga 120 vendet në Knesset. Ndërkohë, koalicioni opozitar parashikohet të marrë 49 vende, ndërsa partitë arabe 15 vende. Rezultatet mbeten paraprake dhe përfundimi i garës do të përcaktohet nga numërimi i plotë i votave.


