Një person i dyshuar për dy vrasjet në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit është arrestuar dhe ndodhet në Stacionin Policor të Karposhit.
Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për arrestimin, dhe as informacione për rrethanat në të cilat personi është privuar nga liria apo për bazat e dyshimit.
Nga institucionet kompetente priten më shumë detaje lidhur me ecurinë e hetimeve, si dhe sqarime nëse është konstatuar ndonjë lidhje mes dy rasteve.


