Një grabitje ndodhi në banesën e futbollistit të Napolit, Alisson Almeida de Santos. Sipas Prefekturës së Napolit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, sulmuesi në momentin që u zgjua kuptoi se në banesën e tij në Giugliano në Campania, kishin hyrë grabitës.
Mësohet se keqbërësit kishin marrë orë dhe disa bizhuteri e më pas u arratisën duke vjedhur edhe makinën e futbollistit, me automjetin që u gjet më vonë nga karabinierët pranë komunës së Villaricca. Aktualisht, Allison Santos është në proces riaftësimi nga një dëmtim. Ditën e shtunë ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes Napolit dhe Romës.
Pas kësaj ngjarje, prefekti i Napolit urdhëroi intensifikimin e vigjilencës, ku një vëmendje e veçantë i kushtohet zonave rezidenciale dhe në rrugët që lidhin zonën veriore me pjesën metropolitane të qytetit me qëllim parandalimin e veprave penale të grabitjes dhe rritjen e sigurisë te qytetarët.


