Manchester United këtë të mërkurë përjetoi një tjetër ditë horror në këtë sezon dhe në bankën e të akuzuarve përfundoi sërish trajneri Michael Carrick. Ai që sezonin e kaluar e rilindi skuadrën e Djajve të Kuq duke arritur ta kualifikuar në Ligën e Kampioneve, këtë vit po fundoset ashtu siç ka ndodhur me paraardhësit e tij.
Rrugëtimi i Carrik duket shumë e ngjashme me atë të legjendës tjetër të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. Pas humbjes 4-1 ndaj Comos, Carrick përshëndeti kolegun e tij Fabregas dhe më pas ngriti duart në shenjë ndjese në drejtim të dhjetëra tifozëve të Djajve të Kuq që qëndruan në stadium pavarësisht reshjeve dhe paraqitjes krejtësisht për t’u harruar të skuadrës së tyre. Solskjaer bëri praktikisht të njëjtën gjë kur humbi me të njëjtin rezultat ndaj Watford në nëntor të 2021. Për norvegjezin, ishte një gjest lamtumire dhe tani është e paevitueshme që të bëhet pyetja nëse edhe për Carrick është njëjta gjë apo jo.
Një interpretim ky që bëhet akoma më i besueshëm sidomos pas fjalëve të Bruno Fernandes. Kapiteni i Manchester United pas përfundimit të ndeshjes e akuzoi pak a shumë hapur trajnerin se gaboi taktikë. ‘Është një vendim i stafit që të mos ushtrojmë presion në lojën një për një dhe ndonjëherë të linim hapësira prapa e të tentonim të fitonim topin, të prisnim ata-tha Bruno Fernandes-por ndonjëherë kur lejon hapësira skuadrave të tilla, ato marrin zemër. Është detyra e trajnerit dhe stafit të shohin, jo e imja. Ndonjëherë duhet të jesh më kurajoz nën presion, të rrezikosh me presionin lart dhe t’i vendosësh rivalët në pozita jokomode’
Dhe tani opsioni më i besueshëm është ajo e largimit të Carrick, fati i të cilit duket se është vendosur pavarësisht rezultatit të ndeshjes me Bournemouth. Nësë Carrick do të shkarkohet, do të jetë ndryshimi i tretë në pankinë në mesin e sezonit për Manchester United. Nga Erik Ten Hag e Ruben Amorim e tani Carrick dhe në pole position për të marrë vendin e tij është Antonio Conte. Ish trajneri i Napolit, së fundmi në një intervistë për The Athletic kishte deklaruar se si sfidë të ardhshme kërkon një klub që ka humbur nga sytë historinë e saj.
Një frazë enigmatike kjo që nuk përjashton asnjë mundësi; nga Juventus te Manchester United, dy gjigandë të futbollit evropian që janë në rënie të lirë. Por Djajtë e Kuq mund të marrin një vendim më të menjëhershëm për të ardhmen e Carrick në krahasim me bardhezinjtë për Spallettin dhe të parkalojnë Zonjën e Vjetër në këtë aspekt.


