Juventus, bëri deklarata të forta pas humbjes me Lazion, mbrojtësi brazilian në shënjestrën e Bayer Leverkusen

Humbja e rëndë ndaj Lazios, deklaratat e forta ndaj shokëve të skuadrës të akuzuar se ‘u fshehën’, sqarimi me Spallettin dhe me grupin bardhezi; në ditët më të tensionuara të aventurës së Gleison Bremer te Juventusi, krijohen hapësira në merkato që mund ta largojnë brazilianin pas 4 vitesh nga Torino që në janar.

Nëse gjatë muajve të vrës asnjë skuadër nuk bëri një lëvizje konkrete për 29 vjeçarin, këtë radhë sirenat nga Gjermania dëgjohen më qartë; Bremer është vënë në shënjestrën e Bayer Leverkusen, klub me të cilin Juventusi kreu tratativa edhe për Alajbegovic në sesionin e fundit të merkatos. Leverkusen, që është mësuar të përqendrohet te futbollistët e rinj, këtë radhë mund të bëjë një përjashtim dhe të sigurojë një qendërmbrojtës me eksperiencë.

Dhe në fakt, sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, skuadra e aspirinave ka hyrë në kontakt me personat përrreth futbollistit për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm dhe për të konfirmuar se është gati të bëjë një ofertë brenda 2 muajve, por Bremer dhe agjentët e tij mesa duket e kanë refuzuar.

Është e qartë se nëse nuk do të ketë zhvillime shqetësuese në raportet mes Bremer dhe futbollistëve të tjerë, Juventus nuk ka ndëmend ta shesë futbollistin me çmim të lirë. Por nëse vjen ndonjë ofertë e kënaqshme, bardhezinjtë dhe Bremer mund të ndajnë rrugët mes tyre pas 4 sezonesh e gjysmë së bashku.

Në një rast të tillë, Juventusi do të jetë i detyruar të hyjë menjëherë në merkato dhe e ka tashmë një emër për të zëvendësuar Bremer; Fikayo Tomori. Ky i fundit tashmë është thuajse jashtë planeve të projektit të Milanit pas dështimit të largimit të tij në merkaton e verës.

Për më tepër, kontrata e mbrojtësit anglez skadon në qershor të 2027 dhe Juventus do të kërkojë të shfrytëzojë rastin pasi për më tepër, bëhet fjalë për një një 28 vjeçar që është mësuar të luajë në Serie A dhe jo vetëm. Pavarësisht asaj që do të ndodhë me Bremer, pista që do të çonte te Tomori duhet marrë në konsideratë aq më tepër që verën e ardhshme ai mund të largohet nga Milani me parametra zero.