Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës. Studentët refuzojnë sërish dialogun, paralajmërojnë tubim para Kuvendit

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë.

Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë.

As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.

Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.
Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri në orën 16:00, nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë.

Pas 3 orëve e gjysmë në qetësi e pa incidente, rreth orës 18;00 protestuesit para Kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt Kryeministrisë .

Më pas, ata u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”.