Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë pamje të vendosjes së sinjalistikës drejt majes së Titos në Kodrën e Diellit në Tetovë. Sipas kryetari të Tetovës kjo sinjalistikë ishte dëmtuat nga keqbërës ndërsa pavarsisht kësaj komuna dhe institucionet po i rikthejnë të rejat, shkruan Top24
Keqbërësit e dëmtuan sinjalistikën dimërore drejt Majës së Titos, ne po e rikthejmë atë!
Pavarësisht veprimeve të papërgjegjshme të atyre që dëmtuan shtyllat e sinjalistikës dimërore në shtegun drejt Majës së Titos, ne po vazhdojmë punën për t’i rikthyer ato dhe për të garantuar orientim më të sigurt për bjeshkatarët.
Falënderoj Klubin Bjeshkatar Tetova për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar në këtë aksion


