Sulmi i protestuesve ndaj bankave të nivelit të dytë, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, është shprehur se pavarësisht tensionit dhe presionit të ditëve të fundit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta.

Sistemi bankar është në funksion të biznesit dhe qytetarëve. Cenimi i tyre krijon problematika që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të gjithëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.