PSG-ja e mposhti Barcelonën me rezultat 4-2 në Ligën e Kampionëve, por fitorja i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Luis Enriques, e cila pësoi tri lëndime gjatë ndeshjes.
Ousmane Dembélé, Marquinhos dhe Khvicha Kvaratskhelia u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike.
Dembélé u lëndua në pjesën e parë, pasi ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të këmbës së majtë dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin.
Ndërkohë, Marquinhos pësoi shqetësime fizike në pjesën e dytë, kurse Kvaratskhelia u largua pas një goditjeje. Shkalla e lëndimeve pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore.


