Moti sot me vranësira me periudha me diell, pasdite reshje lokale shiu

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për reshje të vogla lokale shiu, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa më pas edhe në disa zona të tjera të vendit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here do të forcohet përgjatë Vardarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 26 gradë celsius