Në Strumicë po vendosen pajisjet për sistemin “Safe City”, i cili synon regjistrimin automatik të kundërvajtjeve në trafik dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Me vendosjen e pajisjeve, Strumica i bashkohet qyteteve ku po zbatohet ky sistem. Për momentin, nuk është bërë i ditur një datë se kur do të nisë zbatimi i tij dhe shqiptimi i gjobave.


