Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka përcjellë urimet për popullin çek me rastin e Ditës Kombëtare dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës Çeke.
Në pritjen e organizuar për këtë rast, Sali ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane.
“Miqësia me Çekinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane na lidhin në përkushtimin për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për qytetarët tanë”, ka deklaruar Sali.
Ai ka theksuar se të dyja vendet do të vazhdojnë ta forcojnë partneritetin përmes bashkëpunimit institucional dhe afrimit të mëtejshëm të qytetarëve të tyre.


