Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton dronin dhe raketën balistike drejt Riadit

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi të martën se ka interceptuar dhe shkatërruar një dron në rajonin e kryeqytetit saudit, Riad, transmeton Anadolu.

Koalicioni njoftoi interceptimin e dronit në platformën sociale amerikane X, pa dhënë detaje të tjera.

Më herët të martën, koalicioni bëri të ditur se kishte interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga grupi Huthi në drejtim të Riadit, pasi në kryeqytet u dëgjuan shpërthime pas një paralajmërimi të sigurisë.

Incidentet ndodhin në një kohë të përshkallëzimit të armiqësive mes Arabisë Saudite dhe grupit Huthi të Jemenit, i cili ka kryer sulme me raketa dhe dronë kundër mbretërisë, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të Huthive në Jemen.

Arabia Saudite udhëheq që nga viti 2015 një koalicion ushtarak në mbështetje të qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, kundër Huthive. Grupi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa provinca që nga viti 2014.