Pas një qetësie prej disa orëve, sërish është rikthyer dhuna rrugëve të Tiranës, ku policia me forca speciale dhe autobotë e furgonë po ndjek protestuesit.
Situata është tensionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku gjatë protestës së të rinjve kanë nisur hedhjet e molotovëve dhe gurëve në drejtim të institucionit.
Forcat e policisë kanë reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Situata tani është e tensionuar dhe policia po ndjek protestuesit duke ushtruar dhunë dhe duke tentuar shpërndarjen e tyre.


