Trendafilova flet për pavarësinë e Speciales, Gruda ia kujton rolin e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e cila ka deklaruar se gjykata është e pavarur dhe se gjykatësit nuk ndikohen nga jashtë.

Gruda ka theksuar se, ndonëse askush nuk mund t’i diktojë gjykatës mënyrën e interpretimit të ligjit, ajo nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë.

Kundërpërgjigja e Grudës:

E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë.