Në Universitetin e Tetovës u inaugurua Laboratori i Mikroskopisë

Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, u inaugurua
Laboratori i Mikroskopisë, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e kushteve të
mësimdhënies dhe avancimin e kërkimit shkencor.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr.
Kushtrim Ahmeti, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr.
Agon Memeti dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Prof. Dr. Florim Idrizi.
Laboratori, i realizuar me mbështetjen e kompanisë Kipper, do të jetë në shërbim të
studentëve të programit studimor të Biologjisë, duke u mundësuar zhvillimin e aftësive praktike, si
dhe do të shërbejë për realizimin e hulumtimeve shkencore nga stafi akademik.
Me këtë rast, Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, falënderoi kompaninë Kipper për
kontributin e saj, duke e vlerësuar këtë investim si një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit
ndërmjet universitetit dhe sektorit privat. “Ky investim është mjaft i rëndësishëm për Universitetin
tonë, veçanërisht për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore dhe programin studimor të
Biologjisë. Laboratori do t’u shërbejë studentëve gjatë procesit mësimor dhe stafit akademik për
veprimtari kërkimore-shkencore. Kjo është një iniciativë për t’u përshëndetur dhe një shembull që
duhet të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera. Si Universitet, mbetemi të hapur për bashkëpunime të
këtilla edhe në të ardhmen”, theksoi Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Inaugurimi i këtij laboratori shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës dhe
do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e veprimtarisë shkencore.