U vodhën gjatë trazirave në protestat e Parisit, sa mund të kushtojnë fanela dhe shiriti i kapitenit me autograf të Lionel Messit?

Trazirat që kanë pushtuar Parisin prej ditësh kanë prekur disi edhe futbollit. Në orët e fundit në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shfaqen dy persona që kanë nxjerrë nga një qendër tregtare një fanellë dhe shiritin e kapitenit të Lionel Messit dhe që të dyja ishin të firmosura nga ylli argjentinas.

Objektet e përdorura dhe të nënshkruara nga Lionel Messi pritet të marrin një vlerë që do të jetë e vështirë që të arrihen përsa iu përket artikujve të futbollit. Përpara  3 vitesh, argjentinasi nxori në ankand 6 fanella të përdoruara në Botërorin e Katarit ku Argjentina u shpall kampione e botës ku secila prej tyre u shit për 1 milion dollarë që përbën një shifër rekord në botën e ankandeve.