Vazhdojnë tensionet dhe përshkallëzimet në ditën e shtatë të protëstës në Shqipëri.
Përplasje pati para Ministrisë së Brendshme, me protestues që gjuanin me gurë dhe molotovë dhe forcat e rendit që përgjigjeshin me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë grupi tjetër i protestuesve para Kryeministrisë janë shprehur me një gjest simbolik, duke hedhur para false dollarësh në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur përballë tyre. Veprimi është perceptuar si një mesazh simbolik kundër kryeministrit Edi Rama, në një moment kur vëmendja është përqendruar edhe te deklaratat e tij për shpërblimin e efektivëve që do të jenë në vijën e parë gjatë protestës.
Para pak orësh studentët dhe qytetarët u pozicionuan para Gjykatës së Apelit, të maskuar dhe të gatshëm për të sulmuar godinën, thyen xhama e dyer me sende të forta dhe madje një pjesë arriti të hyntë në am uentet e brendshme, ku në ato momente ndodheshin edhe punonjës.
Nga policia është bërë e ditur se për dëmtimin e Gjykatës së Apelit, 5 persona janë vënë nën pranga dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithashtu një të mituri 16 – vjeçar i janë gjetur mjete piroteknike.
Gjatë ditës së sotme në Tiranë është zbuluar një depo me mbi 450 pajisje dhe artikuj të kontrabanduar, gjë që çoi në pranga një 23 vjeçar. Në depo janë gjetur dronë, dedektorë, pajisje zbuluese dhe regjistruese, llastiqe gjuetie dhe një sasi e konsiderueshme me sfera metalike. 23 – vjecari, tani më i privuar nga liria, u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera protestuesve ditët e fundit, për të goditur policinë dhe institucionet.
Beteja e djeshme mes policisë dhe protestuesve u zhvillua për plot 10 orë. Në protestë kishte akte të rënda dhune mes policisë dhe protestuesve. Nga sulmet ndaj institucioneve e pronave private, përfshirë edhe djegien e komisariatit numër 3 ku mbetën të lënduar 10 efektivë. (pamje të mbrëmshme komisariati 3).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga dita e djeshme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 31 persona, dhe 5 të tjerë janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga 31 persona të lënduar në Spitalin e Traumës, 21 ishin efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.


