LSDM-ja e kënaqur me rezultatin në Bërvenicë

Megjithëse kandidati i saj për kryetar komune nuk kaloi në rrethin e dytë, LSDM-ja shprehet e kënaqur me rezultatin.

Rezultatet fillestare nga Qendra Analitike e LSDM-së për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës tregojnë se, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2025, votat e VMRO-së janë ulur për 13%, ndërsa votat e LSDM-së janë rritur për 46%, thonë nga LSDM.

Sipas kësaj partie, konkretisht, nga 3.388 vota që kishte fituar në zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2025, kandidati i VMRO-së, Stojanço Radiçevski, tani ka fituar 2.944 vota. Kjo paraqet një rënie të mbështetjes prej 13%.

“Rënia e VMRO-së është edhe më e madhe, mbi 20%, nëse merret parasysh se edhe “E di” dhe E Majta e mbështetën kandidatin e VMRO-së. Në vitin 2025, LSDM-ja kishte fituar 481 vota për kandidatin e saj për kryetar komune, ndërsa tani, në vitin 2026, kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, ka fituar 706 vota, që paraqet një rritje prej 46%. Rezultatet në Bërvenicë e konfirmojnë trendin se mbështetja për VMRO-në po bie, ndërsa besimi te LSDM-ja po rritet.”, – thonë nga LSDM.