Nga foltorja e Kuvendit, e pyeta ministrin e Politikës Sociale: si është e mundur që Studeniçani, një komunë me rreth 22 mijë banorë, të mos ketë asnjë çerdhe publike funksionale?
Ne propozuam ndërtimin e një çerdheje në Studeniçan përmes amendamentit në rebalancin e buxhetit. Qeveria e refuzoi!
Ndërkohë, flitet për miliona euro investime dhe dhjetëra çerdhe në nivel shtetëror. Por ku është Studeniçani në këto plane? A nuk kanë të drejtë edhe fëmijët e kësaj komune për kushte të barabarta?
Fëmijët nuk mund të presin, ndërsa Qeveria refuzon zgjidhjet konkrete.
Prandaj kërkova përgjigje të qarta: pse u refuzua amendamenti ynë dhe kur do të ndërtohet çerdhja në Studeniçan?
Sepse kujdesi për fëmijët nuk është privilegj politik. Është përgjegjësi shtetërore!


