Haqim Ramadani ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, duke e uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale.
Me një përqafim dhe mesazhin domethënës “Urime vëlla, bashkë për Bërvenicën!”, Ramadani përcolli një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për Jahijin, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve.
Ky mesazh vjen në një moment të rëndësishëm të garës zgjedhore, ku bashkëpunimi dhe mbështetja marrin rëndësi të veçantë për vazhdimin e garës në Bërvenicë.


