Taravari : Të gjitha partitë shqiptare ta votojnë këtë burrë të ndershëm!

Arben Taravari ka përshëndetur fitoren e rëndësishme të Arkin Jahijit në Bërvenicë, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm dhe duke u bërë thirrje të gjitha partive shqiptare që ta mbështesin kandidatin në garën për kryetar komune.

Përmes një postimi, Taravari e uroi Arkin Jahijin për rezultatin e arritur, duke vlerësuar ndershmërinë dhe përkushtimin e tij.

“Një fitore shumë e rëndësishme vjen sot nga Bërvenica! Duke uruar Arkinin për fitoren e tij, bëj thirrje tek secila parti shqiptare që të votojmë këtë burrë të ndershëm e plot përkushtim që nderon çdo shqiptar!”, ka shkruar Taravari.