‘Jose Mourinho kishte firmosur që në janar me Realin e Madridit’-kjo është ajo që zbulon Maicon në një intervistë për Prime Video teksa u kthye në sezonin 2009-2010 që u mbyll me një triumf historik të zikaltërve që fituan Tripletën e trofeve.
Menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve e fituar ndaj Bayernit të Mynihut, trajneri portugez u largua menjëherë në drejtim të Madridit, por kjo rezulton që ishte një lëvizje që kishte nisur shumë më herët sipas rrëfimit të ish mbrojtësit të djathtë brazilian që ishte një prej protagonistëve të atij sezoni triumfues të Interit
‘E di këtë sepse donte të më merrtë me vete-vijoi Maicon në tregimin e tij-nuk i thamë askujt asgjë, ja përse e kemi këtë raport. Ishte diçkja e jona. Po kthehesha në shtëpi dhe ai më merr në telefon dhe më tha: ‘kthehu në Appiano se duhet të të flas’. U ktheva dhe më tha: ‘shkojmë në Madrid, eja me mua’. Dhe unë iu përgjigja: ‘në fillim të fitojmë, më pas të shohim’. Ai ishte i sigurt se do të fitonte. Ishte gjithçka e programuar dhe jo më kot bëmë përgatitjet e fundit përpara finales së Champions në qendrën stërvitore të Realit dhe jo në Bernabeu’.


