FIFA e dënoi Spanjën për shkak të islamofobisë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka gjobitur Federatën Spanjolle të Futbollit me 20,000 dollarë dhe e ka mbyllur pjesërisht stadiumin për ndeshjen e ardhshme miqësore, pasi tifozët brohoritën slogane islamofobike në dy raste gjatë ndeshjes kundër Egjiptit në mars të këtij viti.

Sanksionet lidhen me incidentet gjatë një ndeshjeje përgatitore për Kupën e Botës të luajtur në stadiumin e Espanjolit, e cila përfundoi pa gola.

Lojtari ndërkombëtar spanjoll, Lamine Jamal, i cili është mysliman, i dënoi thirrjet, duke i quajtur ato përçmuese dhe të papranueshme, dhe i quajti ata që ishin përgjegjës “injorantë dhe racistë”.

Policia spanjolle nisi një hetim kundër të përfshirëve që të nesërmen, ndërsa FIFA më vonë hapi procedura disiplinore kundër Federatës Spanjolle të Futbollit.