Në Berovë dhe Kriva Pallankë temperatura të mëngjesit në minus

Më së ftohti sot në mëngjes ka qenë në Berovë, -4 gradë, ndërsa maksimumi shtatë gradë është matur në Gjevgjeli. Siç informon DPHM, deri në orën 08:30 -1 gradë është matur edhe në Kriva Pallankë, 0 në Strumicë dhe Krushevë, 1 në Shtip, Ohër, Hanet e Mavrovës, Tetovë, Pretor dhe Demir Kapi, 2 në Manastir, Prilep dhe Vinicë, 4 në Kavadar dhe Kumanovë, 5 në Shkup-Zajçev Rid, 6 në Veles, si dhe 7 gradë në Gjevgjeli.

Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 të mëngjesit kanë rënë 2 litra shi në metër katrorë në Strumicë, Shtip dhe Kavadar, si dhe 1 litër në njësi sipërfaqe në Shkup – Zajçev Rid.

Sipas DPHM-së, sot moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 11 deri 19 gradë.

Në Shkup mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë.