Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në tubimin përmbyllës të AKI-së në Bërvenicës në fjalën e tij para të banorëve të kësaj komune theksoi se më 18 Tetor vendosni për ardhmërinë e fëmijëve tuaj dhe për dinjitetin duke theksuar se “plumbi vret një njeri ndërsa vota e adresuar gabimisht vret gjithë ardhmërinë”, shkruan Top24
Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen!
Sonte, në Bërvenicë, po përmbyllim një fushatë tejet dinjitoze, cilësore dhe përmbajtjesore të kandidatit tonë për kryetar komune, Arkin Jahiji.
Banorët e Bërvenicës do të dinë të gjykojnë drejt, duke vlerësuar punën, vizionin dhe përkushtimin. Ata nuk do të bëjnë pazare me të ardhmen e tyre, por do të zgjedhin përfaqësimin e denjë dhe përgjegjës që meriton komuna e tyre.
Më 18 tetor, Bërvenica do të flasë me votë, duke i dhënë mbështetjen Arkin Jahijit dhe Aleancës Kombëtare për Integrim.
Kjo mbështetje është pjesë e një besimi që rritet çdo ditë, duke e shndërruar alternativën tonë politike në forcën dominuese dhe në shpresën e qytetarëve për ndryshim, dinjitet dhe perspektivë në mbarë Maqedoninë e Veriut.
Fitore për Arkin Jahijin! Fitore për Bërvenicën! Fitore për qytetarët!


