Një rast i dyshuar i dhunës ndaj një të miture është raportuar në Tetovë, ndërsa policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 15.10.2026, në orën 22:00, në SPB Tetovë, M.Z. (41) nga fshati Reçicë e Madhe ka denoncuar se rreth orës 18:00, fqinji i saj N.S. kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur.
Sipas policisë, rasti është në procedurë dokumentimi dhe pas përfundimit të hetimeve do të parashtrohet parashtresa përkatëse.


