Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka përcjellë një mesazh uniteti, paqeje dhe solidariteti me rastin e ditës së premte, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit mes qytetarëve.
Në postimin e tij, Jahiji thekson se, pavarësisht dallimeve, vlerat që i bashkojnë njerëzit janë shumë më të mëdha se ato që mund t’i ndajnë. Ai bën thirrje për më shumë dashuri, paqe, solidaritet dhe respekt, si dhe për ndërtimin e urave të mirëkuptimit në shoqëri.
Në fund të mesazhit, kandidati uroi që Zoti t’i bekojë familjet, ta ruajë unitetin dhe t’i udhëzojë të gjithë drejt së mirës, duke përcjellë urimet për një Xhuma të bekuar!


