ASH vazhdon fuqizimin e organizimit të saj në terren, zgjedh strukturat e degës në Shuto Orizarë (FOTO)

Në vazhdën e përgatitjeve për Kongresin e ardhshëm, procesi i riorganizimit të radhëve në të gjitha degët ku Aleanca për Shqiptarët ka shtrirje dhe mbështetës po vazhdon pa ndërprerje, ku sonte, në Shuto Orizarë, anëtarë, aktivistë dhe mbështetës u mblodhën për të rizgjedhur strukturat e reja të degës së Aleancës për Shqiptarët në Shuto Orizarë.

Në këte kuvend në një atmosferë entuziaste u zgjodh kryesia e re e degës, së bashku me organet e tjera udhëheqëse, të cilat do ta drejtojnë punën politike dhe organizative të degës në periudhën që vjen.

Si zakonisht ashtu sikurse edhe në kuvendet tjera zgjedhore të pranishëm ishin funksionar të lartë të partisë, me në krye kryetarin Dr. Arben Taravari i cili në fjalën e tij para të pranishmëve nënvizoi Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në zgjerimin, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të saj organizative, duke ndërtuar një organizim të fortë dhe funksional në çdo degë të vendit.

Kuvendarët e degës, me votë demokratike udhëheqjen ia besuan Rushan Toçi

Pas zgjedhjes, ai i falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe premtoi se do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim. Kryetari i ri u zotua se do të punojë ngushtë me strukturat e partisë dhe me qytetarët, për ta forcuar degën.

Me përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të palëkundur, Aleanca për Shqiptarët do të vijojë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe të përfaqësojë me dinjitet zërin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përmes angazhimit të vazhdueshëm, do të luftojmë për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm, garantimin e barazisë dhe krijimin e kushteve për një të ardhme më të drejtë, më të sigurtë dhe me më shumë perspektivë për të gjithë.