VLEN fton të gjithë qytetarët e Komunës së Bërvenicës që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të kandidatit për kryetar komune, Jakup Huseini, i cili do të mbahet të premten, më 16 tetor 2026.
Tubimi do të zhvillohet në Restaurant „NI Palace“, duke filluar nga ora 20:00, ku qytetarët do të kenë mundësinë të bëhen bashkë në përmbyllje të fushatës zgjedhore dhe të përcjellin mesazhet për të ardhmen e komunës.
VLEN thekson se ky tubim përbën një moment të rëndësishëm për të bashkuar qytetarët rreth vizionit për një Bërvenicë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë.
Me këtë rast, VLEN u bën thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e këtij tubimi dhe të dëshmojnë mbështetjen e tyre për kandidatin Jakup Huseini, në prag të ditës së zgjedhjeve.
VLEN – NJË, bashkë për të ardhmen e Bërvenicës!


